Shkolla e Magjistraturës, më datë 2 qershor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Arsyetimi i vendimit lidhur me masat e sigurimit. Elementët e detyrueshëm të vendimit të masës së sigurimit. Parashikimi ligjor i pavlefshmërisë për shkak të mungesës së arsyetimit të vendimit. Pasojat e deklarimit të pavlefshmërisë. Praktika gjyqësore lidhur me trajtimin e rasteve të pavlefshmërisë për shkak të mungesës së arsyetimit të vendimit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Sandër Simoni dhe Genti Dokollari
Lehtësuese: Oltiana Çifliku
Qëllimi i këtij trajnimi është: të thellojë njohuritë e magjistratëve mbi rëndësinë e arsyetimit të vendimeve gjyqësore që vendosin masa sigurimi, duke u fokusuar në elementët e domosdoshëm që duhet të përmbajë një vendim i tillë. Trajnimi synon të sqarojë bazën ligjore që parashikon pavlefshmërinë e vendimit për shkak të mungesës së arsyetimit, si dhe pasojat juridike dhe praktike që rrjedhin nga një pavlefshmëri e tillë. Nëpërmjet analizës së praktikës gjyqësore, pjesëmarrësit do të pajisen me standarde më të qarta mbi mënyrën e hartimit dhe motivimit të vendimeve, duke kontribuar në rritjen e cilësisë, transparencës dhe legjitimitetit të procesit gjyqësor..
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Standardet ndërkombëtare dhe kushtetuese të vendimit gjyqësor e ne veçanti atij mbi masat e sigurimit. Detyrimi për arsyetimin e vendimit të masës së sigurimit si detyrim kushtetues e dhe ligjor. Elementët e detyrueshëm të vendimit të masës së sigurimit.
- Parashikimi ligjor i pavlefshmërisë për shkak të mungesës së arsyetimit të vendimit. Elementë të kontrollit si shkak i shqyrtimit të ankimimit në Apel.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.